Një gjyqtar “bebe” për Skënderbeun. Dueli Rashica-Strakosha nën vëzhgimin e një shqiptari

Futboll

Një gjyqtar “bebe” për Skënderbeun. Dueli Rashica-Strakosha nën vëzhgimin e një shqiptari

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:08
Bart Vertenten

UEFA ka caktuar gjyqtarët të cilët do të drejtojnë ndeshjet e të enjtes në Ligën e Europës. Bie në sy fakti se takimi në Kiev mes Dinamos vendase dhe Skënderbeut, i është besuar një gjyqtari shumë të ri në moshë, por që shihet nga UEFA si një nga emrat me të ardhme të sigurt në arenën ndërkombëtare, raporton panoramasport.

UEFA ka caktuar për këtë ndeshje 29-vjeçarin belg Bart Vertenten, i cili gjykon në nivel kombëtare që nga viti 2011, ndërsa ka marrë stemën e FIFA-s vetëm 3 vite më parë. Që atëherë, ai ka kaluar me shpejtësi nga kampionatet e moshave në turet paraeliminatore të Ligës së Europës dhe vitin e kaluar bëri debutimin në “skenat e rëndësishme” me ndeshjen e grupeve të këtij turneu mes Interit dhe Spartës së Pragës. Këtë sezon, ai ka drejtuar ndeshjet Brondbi-Vasa dhe Makabi Tel Aviv-Panionios në kualifikueset e Ligës së Europës.

Dinamo Kiev-Skënderbeu

Gjyqtar: Bart Vertenten (Belgjikë)

Asistentë: Rien Vanizer, Tibod Nijsen

Gjyqtarë të linjës: Vim Smet, Natan Verbomen

Gjyqtar i katërt: Frederik Godlen

Delegat i UEFA-s: Kampbell Ogilvi (Skoci)

Ndërkaq, do të ketë një përfaqësues shqiptar edhe në ndeshjen e Grupit K të Ligës së Europës mes Viteses dhe Lacios. Denis Bastari, drejtori i Departamentit të Administratës në FSHF, është i deleguar i UEFA-s në ndeshjen në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat