Çani gëzon Partizanin

Futboll

Çani gëzon Partizanin

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 11:04
Edgar Çani

Partizani e nisi kampionatin e ri me humbje dhe zhgënjim. Sytë e të gjithëve janë drejtuar te Edgar Çani, nga i cili priten golat. Duke folur për “TCh”, sulmuesi në fjalë ngroh disi, duke thënë se së shpejti do të jetë në maksimumin e formës sportive.
A është gati Çani për të luajtur që në ndeshjen e Kupës, të mërkurën ?
Pothuajse i kam kaluar problemet që kam patur së fundi dhe po stërvitem normalisht me grupin. Të shohim, do të diskutojmë me stafin dhe trajnerin nëse do të luaj, por ajo që është më e rëndësishme; unë ndjehem shumë mirë.
Ardhja juaj në kampionatin shqiptar ka bërë mjaft bujë, konsideroheni si zëvendësuesi i Ekuban te Partizani…
Ekubani ka bërë mirë të Partizani, por unë dua të bëj punën time sa më mirë për skuadrën dhe të shënoj shumë gola.
Përshtypja e juaj për kampionatin shqiptar?
Kam ndjekur ndeshjen me Laçin, por kam parë edhe takime të tjera. Mendoj se Kategoria Superiore është e fortë, nuk është aspak një kampionat i lehtë, ndaj duhet të jemi gjithmonë 100% të përqendruar për t’i përballuar sa më mirë ndeshjet.
Si ju duket skuadra?
Skuadra më pëlqen shumë, është e vendosur mjaft mirë në fushë, duhet vetëm të përmirësojmë disa gjëra të vogla pasi është vetëm fillimi i kampionatit dhe duhet të punojmë shumë. Ekipi ka gjithë cilësitë e duhura për të bërë shumë mirë.
Mendoni se Partizani mund të jetë një trampolinë për t’u rikthyer në kombëtare?
Sigurisht, për momentin mendoj të jem në fushë dhe të luaj sa më mirë, më pas nëse do të më vijë një ftesë nga kombëtarja do të ishte kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat