Asensio: Isha pak i impresionuar

Futboll

Asensio: Isha pak i impresionuar

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 12:01
Marco Asensio

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, ka zbuluar se trajneri Zinedine Zidane i kishte thënë atij se këmba e tij e majtë është më e mira që ka parë që nga Lionel Messi.

Asensio ka bërë një fillim mbresëlënës në sezonin e ri, duke shënuar katër gola në gjashtë ndeshje për “Los Blancos”. 21-vjeçari spanjoll ndërkombëtar është lavdëruar për shfaqjet e tij, teksa Zidane ka qenë qartësisht i impresionuar. Asensio thotë se francezi e ka krahasuar atë me maestron e Barcelonës, Leo Messi, i cili është padyshim lojtari më i mirë në botë. “Zidane më tha se, që nga Messi, ai kurrë nuk kishte parë një këmbë të majtë si e imja, – i tha ai “COPE”. – Isha pak i impresionuar, sepse dihet se çfarë futbollisti është Messi”.

Ylli argjentinas e ka ndihmuar Barcelonën që të bëjë një fillim të shkëlqyeshëm në sezonin e La Liga-s. Të besuarit e Ernesto Valverde kanë marrë tri fitore, pavarësisht largimit të Neymar për 222 milionë euro drejt PSG. Asensio, skuadra e të cilit ka mbledhur vetëm pesë pikë nga tri ndeshjet e para të La Liga-s, pranon se ishte i befasuar që Barça nuk ishte në gjendje të mbante Neymar: “Ne menduam se ishte e çuditshme që Neymar u largua nga Barcelona. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm për ta dhe nuk mundën ta mbanin. Kjo më duket paksa e çuditshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat