Shqiptarët e Shkupit mysafirë të skuadrës së madhe turke

Futboll

Shqiptarët e Shkupit mysafirë të skuadrës së madhe turke

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 12:26
FC Shkup

Gjenerata më e suksesshme e FC Shkupit, ajo e U-17 ka udhëtuar drejt Stambollit të Turqisë.

Të gjithë futbollistët që janë të udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli ndjehen mirë dhe kanë shfrytëzuar ditën për të pushuar nga udhëtimi, ndërsa nesër do të jenë përballë ekipit të Fenerbahçes të cilët janë një vit më të moshuar që i takojnë gjeneratës ‘99. Ky bashkëpunim është realizuar me ndihmën e trajnerit Sadetin Ali Setko, i cili gjithashtu ka udhëtuar së bashku me ekipin.

Kjo ftesë nga Fenerbahçe ka ardhur si rezultat i asaj që Shkupi është shpallur kampione e Maqedonisë, ndërsa skuadra që u përcoll edhe nga kryesia klubit për këtë udhëtim, është në këtë përbërje.

Artan Sherifi, Jusuf Aliu, Besir Iseni, Sejdiahmet Zendeli, Besir Ramadani, Sumer Hasan, Altin Sefo, Ruzhdi Curri, Musli Lika, Besnik Ferati, Bujar Ilazi, Rijad Idrizi, Ron Ademi, Halil Berisha, Suhejb Rushiti, Hasan Mamuti, Erblin Daci dhe Omer Jashari.

FC Shkupi me Fenerbahçen do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, ku të parën do ta zhvillojnë me 12 shtatorë, ndërsa ndeshja e dytë ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat