Mavraj për “Bild”: E rëndësishme është që e kaluam Maqedoninë, i gatshëm të luajë për Euro 2020

Futboll

Mavraj për “Bild”: E rëndësishme është që e kaluam Maqedoninë, i gatshëm të luajë për Euro 2020

Nga: Fitim Dika Më: 12 shtator 2017 Në ora: 14:09
Mërgim Mavraj në aksion

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, ka munguar gjatë ndeshjes së vlefshme kundër Leipzigut, për shkak të dënimit me karton të kuq. Të premten 31 vjeçari përsëri do kthehet si titullar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën e lirë për të dhënë një intervistë për bulevardesken gjermane “Bild”.

BILD: Tre ndeshje, gjashtë pikë. Sa e mirë është HSV?

Mavraj: „Në kohën kur gjatë sezonës së kaluar kishim shumë ulje ngritje- tani jemi më stabilë. Edhe në humbjen 0:2 kundër Leipzigut jemi paraqitur mirë si klub. Natyrisht do ketë ndryshime në tabelë, por qëllimi ynë është të qëndrojmë sa më pak poshtë. Unë shoh një klub që bashkëpunon shumë mirë.”

BILD: A ka ardhur ky zhvillim pas një punë disa mujore?

Mavraj: „Po. Prej kohës kur unë jam këtu, vërej përparime. Ne nuk dekurajohemi nga faktorët e jashtëm, të cilët gjithashtu nuk luajnë ndonjë rol të madh.”

BILD: Si erdhi deri te kjo?

Mavraj: „Fokusi është se trajneri secilit lojtar i ka dhënë detyra për t’u ndjerë i rëndësishëm për klubin. Secili e dije se duhet t’u ndihmojë të tjerëve dhe se bashkëlojtarët janë shokë. Lë gjurmë ti si profesionist, atëherë je më i mirë. Kjo nuk është sekret.”

BILD: Si e vlerësoni klubin?

Mavraj: „Klubi jonë ka funksionuar shumë mirë dhe kjo na shpëtoi gjatë sezonës së fundit. Kjo flet se klubi ka një ADN. Të rinjtë janë përshtatur perfekt me këtë. Ata e pranojnë menjëherë këtë ADN. Tashmë asnjë klub nuk mund të na fitojë paraprakisht.

BILD: Aktualisht keni 15 profesionistë të shëndetshëm. A është kaderi i vogël?

Mavraj: „Kur unë erdha në dimër, ishte e rrezikshme - dhe të gjithë thonin, ai është shumë i madh. Tani thonë se kaderi është shumë i vogël. Klubi ka treguar në të kaluarën, që kështu mund të fillohet. Secili lojtar ka një shpresë për t’u aktivizuar. Secili lojtar ka një shansë reale.

BILD: Si ndjeheni ju me talentet e shumta që stërvitet me ju?

Mavraj: „Një lojtar i ri nuk është i tillë, siç ishte para dhjetë vitesh. Me 20 ose 21 ti je konstruktuar maksimalisht, ke fuqinë e dyluftimit dhe në secilën kohë mund të aktivizohesh në Bundesligë. Absolutisht nuk kisha frikë, kur ndonjë lojtar i ri aktivizohej për Hanoverin.

BILD: Të enjten ish klubi juaj Köln luan kundër Arsenalit në Europa League. E dhimbshme, që ju nuk jeni aty?

Mavraj: „Unë ua kam zili atyre, por nuk dua të shkëmbehem. HSV është e shkëlqyeshme - dhe këtë nuk e them vetëm unë. Lojtarët nga jashtë me kënaqësi vijnë drejt Hamburg.

Dhe: Këtu unë kam një pozicion tjetër. Këtu kam rolin e lojtarit udhëheqës.”

BILD: Në 2016 ishit me Shqipërinë në Kupën e Europës, ndërsa mund të mungoni me Kupën e Botës.

Mavraj: „Kjo ishte pak e dhimbshme, por edhe grupi me Italinë dhe Spanjën ishte brutal. Edhepse ne shpresonim shumë, vendi i tretë në grup është e kënaqshme.  Për Kombëtaren është një sukses i madh – dhe më e rëndësishme sesa kualifikimi ishte të qenurit para Maqedonisë në grup. Kësaj ia dolëm. Por në Euro 2020 unë do luaja me gjithë dëshirë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat