Gjermania e fortë për Kosovën - Bota Sot
Gjermania e fortë për Kosovën

Futboll

E hënë, 18 dhjetor 2017

Gjermania e fortë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:52
Vashat e Kosovës

Kosova U-19 nuk i rezistoi Gjermanisë U-19, duke humbë me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë të grupit 1 në kualifikimet për Kampionatin Evropian në futboll. Gjermanet treguan lojë shumë të mirë, në fakt edhe përvoja e bëri të veten ndaj vashave tona. Lena Oberdorf (31’), Vanessa Ziegler (42’) e Verena Wieder (48’) shënuan për fitoren e Gjermanisë.

Vashat tona me gjithë humbjen, lanë përshtypje të mirë kur kihet parasysh që u ballafaquan me një ekip jashtëzakonisht të fortë. Kosova është në grup edhe me Islandën e Malin e Zi. duhet theksuar se Islanda e ka mposhtur me rezultat 7:0 Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test