Pikë e madhe për Llapin

Futboll

Pikë e madhe për Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2017 Në ora: 18:37
Lojtarët e Llapit

Feronikeli nga Drenasi dhe Llapi nga Podujeva, u ndanë baras (0:0), në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit. Dy skuadra që deri me tash janë të pamposhtura në elitë, të cilat kanë nga dy fitore e dy barazime dhe janë në pozitën e parë përkatësisht të dytë me nga 8 pikë. Për Llapin është një pikë e madhe, kurse Feronikeli zhgënjeu tifozët e vet, sepse ka pritur fitore. Në minutën e 42-të, Hoti rrëzohet në zonën llapjane, vendësit protestojnë por gjyqtari nuk akordon penallti.

Në minutën e 49-të, Kreshnik Lushtaku vetëm para Ademit, ky i fundit pret dhe Egzon Sinani më pas rrezikon autogolin, por Llapi shpëton në fund.  Një minutë pa përfunduar takimi, penallti për Feronikelin. Mendurim Hoti pengohet në zonë. Mysafirët protestojnë ashpër. Ndërkohë, Gramoz Shala ndërron mendje dhe akordon goditje dënimi për mysafirët. E habitshme. Fundja, Llapi u kthye i pamposhtur dhe kjo pikë do të thotë shumë për trajnerin Tahir Batatina, kurse Feronikeli me gjithë barazimin mbetet lider, por ka një ndeshje me shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat