Barcelona, Bayerni, PSG e Manchester Utd me fitore bindëse

Futboll

Barcelona, Bayerni, PSG e Manchester Utd me fitore bindëse

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

Barcelona shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Juventusit, në kuadër të grupit D të Champions League. Lionel Messi ka qenë protagonistë me dy gola që ka realizuar në minutën e 45-të e 69-të si dhe Ivan Rakitiç në atë të 56-të. Bayern Munihu pa problem e mposhti me  rezultat 2:0 Anderlecht-in.  Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 12-të dhe Alcantara (65'). Manchester Utd ka qenë shumë më i mirë se Baseli, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:0. Fellaini (35'), Lukaku (53') e Rashford (84') realizuan për fitoren e Manchester Utd. Taulant Xhaka luajti standard për Baselin i cili edhe u ndëshkua me karton të verdhë. Celticu si vendas pësoi debakël me rezultat 5:0 nga PSG. Neymar (19'), Mbappe (34'), Cavani (40'-nga penalltia e 85'), Lustig (83'-autogol) shënuan për parisienët.

Grupi A

Manchester United-Basel     3:0

Benfica-CSKA M. 1:2

Grupi B

Bayern-Anderlecht       20:45

Celtic-PSG  0:5

Grupi C

Chelsea-Qarabag 6:0

Roma-Atl. Madrid        0:0

Grupi D

Barcelona-Juventus     3:0

Olympiakos-Sporting   2:3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat