Ylli i Juventusit: Messi është nga një planet tjetër

Futboll

Ylli i Juventusit: Messi është nga një planet tjetër

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:35
Lionel Messi

Rodrigo Bentancur ka thënë se Leo Messi vjen nga një planet tjetër pasi Juventus humbi 3 me 0 ndaj Barcelonës me dy gola të yllit argjentinas në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Për vetë të riun Bentancur ka qenë një fillim befasues, i cili në ta kaluarën është paraqitur vetëm një herë për Juventus, dhe atë si zëvendësues.

“Është zhgënjyese të përjetosh këtë humbje, sepse dhamë gjithçka por nuk mjaftoi”, ka thënë Bentacur për JTV.

Ai u shpreh i lumtur me paraqitjen e vet personale dhe pati fjalë të mëdha për Messin.

“Messi është thjesht i pabesueshëm; lojtar nga një planet tjetër”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat