Ronaldo: Do të më pëlqente të kthehesha në Angli

Futboll

Ronaldo: Do të më pëlqente të kthehesha në Angli

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 09:21
Ronaldo si lojtar i Manchester Unitedit

Cristiano Ronaldo e ka përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer në Ligën Premier.

Superylli i Real Madridit u bë i famshëm pas angazhimit te Manchester Unitedit, ndërsa në vitin 2009 ishte lojtari më i shtrenjtë në histori kur u transferua te Los Blancos.

Në Spanjë, portugezi është duke pasur probleme me autoritetet e tatimeve, pasi është akuzuar për evazion fiskal.

Ndërsa në një deklaratë të publikuar nga Correio da manha, 32-vjeçari është cituar të ketë thënë se dëshiron të kthehet në Angli pas problemeve me gjykatat.

“Asnjëherë nuk kam pasur probleme në Angli, kjo është arsyeja pse… jo, me duhet ta them… do të më pëlqente që të kthehem në Angli”, citohet të ketë thënë CR7.

Ronaldo akuzohet për mashtrime me tatime në vlerë prej 14.7 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat