Theu këmbën në fushë, shfaqet Nuza: Turp për kryesinë e Vëllaznimit, as nuk më telefonuan më

Futboll

Theu këmbën në fushë, shfaqet Nuza: Turp për kryesinë e Vëllaznimit, as nuk më telefonuan më

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 12:07
Nuza

Drilon Nuza është ndarë me Vëllaznimin. Gjakovari që theu këmbën në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Ligën e Parë në edicionin e kaluar, është i zhgënjyer me trajtimin nga klubi kuqezi.

 “Kryesia e Vëllaznimit është treguar e padrejtë me mua. M’i kanë borxh dy paga e po ashtu nuk më kanë paguar shërimin e këmbës pas thyerjes në ndeshjen me Flamurtarin”, deklaroi Nuza për “GazetaOlle”.

“Vetëm atë ditë pas ndërhyrjes kanë ardhur që të më shohin, ndërsa më pas as nuk më kanë thirrur në telefon e as nuk janë interesuar për gjendjen time”. 

Ai thotë tutje që i ka ndarë rrugët me Vëllaznimin, pas papërgjegjësisë totale të klubit.

“Jam larguar nga klubi, nuk jam më pjesë e Vëllaznimit. Jam larguar për shkak të mos-përgjegjësisë së tyre dhe mos-respektit që e kanë treguar ndaj meje”, tregon Nuza.

“Më kanë larguar pa dëshirë. Më vjen shumë keq për tifozët e shumtë që më kanë mbështetur, por ajo që më bëri kryesia e klubit më detyroi të largohem nga skuadra për të cilën kam dhënë gjithçka”, u shpreh ai.

Nuza është ndër sulmuesit më të talentuar në Kosovë.

Ai premton që me punë të madhe, do të rikthehet edhe më i fortë se që ishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat