Djali ish-ministrit të FSK-së në klubin e njohur norvegjez

Futboll

Djali ish-ministrit të FSK-së në klubin e njohur norvegjez

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:39
Endrit Demolli

Djali i ish-ministrit të FSK-së, Haki Demolli, Endriti, kalon në klubin e mirënjohur norvegjez, Valerenga.  Endriti është ndër talentet më të mëdhenj dhe që pritet të shpërthejë në futbollin norvegjez. “Të uroj shumë suksese në karrierën tënde futbollistike!”, shkruan ish ministri. Ai ka paraqitur edhe foton me fanellë të klubit norvegjez, të bërë gjatë sprovimit të tij në klubin që garon në ligën elite norvegjeze, FC Valerenga (U-19). “Sprovimi futbollistik i tij u bë nga data 30.08. deri me 05.09.2017. Fatmirësisht, kapacitetet e tij futbollistike u vlerësuan tejet pozitivisht nga trajnerët e klubit norvegjez. Vlerësim pozitiv për Edin, përveç të tjerëve bëri edhe trajneri Tommy Berntsen, ish reprezentues i Norvegjisë dhe ish futbollist i Ajntrahtit të Frankfurtit.

Edi sprovën në fushën e futbollit e kalojë me sukses, tani ka mbetur zhvillimi i procedurave administrative (që janë tejet byrokratike) për të mundësuar kalimin e tij në FC Valerenga (U-19), me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së aftësive të tij në lojën e futbollit”, shkruan haki demolli në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat