Drenica në çastet e fundit ia mohoi fitoren Prishtinës

Futboll

Drenica në çastet e fundit ia mohoi fitoren Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:23
Pamje nga një ndeshje

Drenica nga Skenderaj nuk pati fat sportiv, për faktin se humbi disa raste. Skuadra me renome Prishtina kthehet me një pikë, duke u nda baras (1:1) me Drenicën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Në pjesën e parë, Drenica tri herë goditi shtyllën e Prishtinës. Fat i madh për bardhekaltrit, ngase në minutën e 7-të e të 9-të, kur Enis Zabërgja dy herë qëlloi shtyllën.  Në minutën e 31-të, sërish shtylla shpëton Prishtinën dhe portierin Bekaj.

Këtë herë Hysen Tahiri ishte i pafat, kurse Prishtina me fat të madh. Në minutën e 60-të, Abazi pati rast ideal, por portieri Bekaj u tregua më i suksesshëm dhe shpëtoi gol të sigurt. Kur nuk shënon edhe pëson, ky është një rregull i pashkruar. Prishtina kaloi në epërsi me golin e Bozhoviqit në minutën e 83-të. Në minutën e parë të kohës shtesë (90+1), Genc Hamiti me gjeturinë e barazoi rezultatin 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat