Ramadani largohet nga Trepça '89

Futboll

Ramadani largohet nga Trepça '89

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:48
Zekirija Ramadani

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani, e ka konfirmuar largimin nga skuadra e tij pas humbjes nga Vllaznia e Pozhoranit.

Ai e bëri një gjë të tillë të ditur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, deklaroi Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat