Shqipëria përballet me Zvicrën

Futboll

Shqipëria përballet me Zvicrën

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:43
Armir Grima

Pesë muaj pas suksesit të arritur ndaj Greqisë, që i dha biletën për në fazën eleminatore të botërorit Francë 2019, kombëtarja shqiptare e femrave do të zbresë në Elbasan Arena. Në sfidën hapëse të Grupit B ekipi i drejtuar nga Armir Grima do të përballet me Zvicrën, një nga skuadrat pretendente për të qënë pjesëmarëse në botërorin francez. Futbolli shqiptar nga kujtime të mira sa herë që përmendet Franca, duke kujtuar pjesëmrajen historike të kombëtares së meshkujve në europianin e vitit të shkuar. Megjithatë në futbollin e femrave jemi ende në nivele modeste, cka konfirmohet nga trajneri Armir Grima në konferencën për shtyp përpara duelit me helvetet.

‘Mendojmë që do ecim me hapa të kujdesshëm, duhet të tregohemi të matur dhe të shohim se nga vijmë. Ne pretendojmë që këto eleminatore të bëjmë diçka më shumë se herët e tjera dhe të reklamojmë futbollin e femrave. Fillon një fazë tjetër përballjesh. Zvicra është kokë grupi, do jetë e vështirë por do të bëjmë gjithcka në fushën e lojës.”

Nëse trajneri kërkon të ruajë modestinë e skaudrës, për kapitenen Albina Rrahmani asgjë nuk është e pamundur. Kualifikimi historik i Vllaznisë në Champions League për femra është një sinjal i mirë për futbollin e kësaj gjinie në vendin tonë. Vajzat janë të bindura që këto eleminatore do të prodhojnë dicka pozitive.

Shpresojmë të jemi surpriza e grupit dhe të mos jemi në fund, edhe në chamnpions ishte e vështirë për vllazninë por duhet me kalu pengesat dhe duhet të jemi në rritje.

Në grupin ku bëjnë pjesë përvec Zvicrës edhe Polonia, Skocia e Bjellorusia, skuadra jonë shihet si ekipi për tu mundur. Në një farë mënyrë cdo kundërshtar mund të ndjejë presionin e fitores ndaj vajzave Kuqezi, por në fakt presioni konsiderohet i dyanshëm. Shpjegimin e jep trajneri Grima.

“Derisa vesh fanellën dhe përfaqëson kombin, përgjegjësia është e pranishme. Nuk kemi presionin e skuadrave të tjera por kemi presionin për të vijuar paraqitjet e mira që bëmë në turin paraeleminator. Do të mundohemi të tregojmë që jemi të gatshëm për tu përballur me këto nivele.”

Sfida do të luhet në Elbasan dhe kjo duket të ketë qënë një kërkesë e stafit teknik dhe futbollisteve. Ngrohtësia e ndjerë në duelin me Greqinë më 11 prill ka bërë që Elbasan Arena të konsiderohet si shtëpia e vajzave kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat