Insigne: Nuk e di pse shkoi keq

Futboll

Insigne: Nuk e di pse shkoi keq

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 15:33
Insigne

Futbollisti Lorenzo Insigne ka thënë se Napoli duhet që t’i analizojë gabimet në humbjen prej Shakhtar Donetskut me rezultat 2:1, në ndeshjen e grupit F të Champions League.

“Ne e kemi ditur se Shakhtari është skuadër e mirë dhe se kanë sulmues të mirë. Sinqerisht nuk e di pse shkoi keq, por ne do të diskutojmë me trajnerin dhe do të shoshim. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi nga gabimet që i kemi bërë”, ka thënë Insigne. Te skuadra napolitane janë të tronditur nga kjo humbje, ngase kanë pritur rezultat më të mirë.  Napoli është në grup edhe me Manchester Cityn dhe Feyenordin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat