Isco rinovon me Real Madridin

Futboll

Isco rinovon me Real Madridin

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 17:54
Isco

Më në fund është zyrtare. Isco ka rinovuar me Real Madridin deri në vitin 2022, siç raportoi “MARCA” prillin e kaluar, kur marrëveshja mes klubit dhe lojtarit, të përfaqësuar nga babai i tij, u mbyll, pasi shumë muaj nuk ishte e qartë vazhdimësia e tij në “Bernabeu”. Akti i rinovimit do të zhvillohet këtë të premte, në orën 14:00, ashtu siç ndodhi këtë të enjte me Marcelon.

“Bastet” e klubit dhe lojtarit janë të ndërsjella. Isco mund të kishte shkuar falas në çdo ekip në botë për vetëm disa muaj, duke qenë në vitin e tij të fundit të kontratës, i cili ekonomikisht do të kishte përfshirë një transferim dhe një bonus pagash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat