Shqiptarët e Zvicrës përsëri në Vazon 1 të Rusi 2018

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës përsëri në Vazon 1 të Rusi 2018

Nga: Fitim Dika Më: 14 shtator 2017 Në ora: 21:23
Vladimir Petkovic

FIFA ka një sistem tjetër të vlerësimit për KB 2018. Këtu mund të përfitojë Zvicra, në rast se ajo kualifikohet shkruan “SRF”.

Për sistemin e 32 Kombëtareve në tetë grupe, në të ardhmen do shihen vetëm pozicionet e tyre në ranglistën e FIFA. Data përfundimtare është në 16 tetor, pasi ndarja nëpër grupe do ndodhë në 1 dhjetor në Moskë, përcjell botasot.info.

Në Vazon 1 do ndodhet Rusia, si dhe Top 7 e rang listës botërore të FIFA. Zvicra momentalisht ndodhet në vendin e shtatë. Zvicra ishte në Vazo 1 edhe gjatë Brazil 2014. Në Vazo 2 ndodhen tetë Kombëtaret e ardhshme - momentalisht atje ndodhen Franca dhe Spanja.

Një kufizim tjetër gjatë përcaktimit të grupeve është që të gjitha shtetet përveç Europës, nuk mund të luajnë me shtetet nga e njëjta Konfederatë gjatë fazeve të grupës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat