Isco vazhdon kontratën me Realin, klubi i vendos një klauzolë të çmendur

Futboll

Isco vazhdon kontratën me Realin, klubi i vendos një klauzolë të çmendur

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:47
Isco

Është arritur marrëveshja mes Real Madridit dhe Iscos për kontratën e re.

Real Madridi ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e re për vazhdimin e kontratës me Iscon.

Kësisoj, reprezentuesi spanjoll do të jetë pjesë e ‘Los Blancos’, deri më 2022, transmeton KosovaPress.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është klauzola që i ka vënë klubi madrilen lojtarit në rast largimi. Çdo skuadër që dëshiron ta blejë Iscon, do të duhet të paguajë hiq më pak se 700 milionë euro.

Me kontratën e re Isco do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat