Skënderbeu mëton vendin e dytë në grup

Futboll

Skënderbeu mëton vendin e dytë në grup

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 11:53
Ilir Daja

I kënaqur me fraksionin e parë të lojës në Ukrainë, përballë Dynamo Kyiv, gjatë të cilës mori kryesimin e ndeshjes falë golit të realizuar nga Gjergji Muzaka, trajneri i skuadrës së Skënderbeut, Ilir Daja, nuk i kurseu rezervat e tij për pjesën e dytë të lojës, kur korçarët pësuan plot tre gola, dy prej të cilëve në katër minutat e para, menjëherë pas rifillimit të ndeshjes.

Pavarësisht kësaj disfate, trajneri Daja është aq optimist sa të pretendojë maksimumin e pikëve në pesë ndeshjet e mbetura në këtë fazë të grupeve të Europa League, për të siguruar vendin e dytë.

“Jam i kënaqur me mënyrën si e filluam ndeshjen. Gjatë gjithë pjesës së parë bëmë një punë shumë të mirë. Pas pushimit, fatkeqësisht, çdo gjë ndryshoi. Por, të mos harrojmë se luanim në transfertë, kundër skuadrës më të mirë të grupit.

Normalisht ishte pikërisht Dinamo favoritja kryesore për të fituar këtë ndeshje, edhe pse, ashtu si shkoi pjesa e parë, mund të shkonte edhe ndryshe. Kur mundeshim me rezultatin 2-1, tentuam të ushtronim presion ndaj kundërshtarit, për të barazuar rezultatin, por më pas penalltia na theu. Tentuam të freskojmë lojën tonë nëpërmjet zëvendësimeve, por nuk sollën ndryshim. Arsyeja kryesore pse humbëm ishte fillimi shumë i keq i pjesës së dytë.

Për më tepër, bëmë dy zëvendësime të detyruara. Po të mos ishte për këto, rezultati përfundimtar mund të ishte ndryshe. Megjithatë kemi pesë ndeshje të tjera përpara dhe do të provojmë të marrim maksimumin e pikëve për të kapur vendin e dytë në grup.”, tha Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat