Cancelo: Po punoj për t’u rikthyer sa më shpejt

Futboll

Cancelo: Po punoj për t’u rikthyer sa më shpejt

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:25
Joao Cancelo

Mbrojtësi portugez është transferuar këtë verë tek Interi.

Joao Cancelo pret me padurim rikthimin në fushë pas lëndimit që e pësoi grumbullim me kombëtaren e Portugalisë.

Lojtari që erdhi në ditët e fundit të afatit kalimtar nga Valencia, ka luajtur vetëm disa minuta në ndeshjen ndaj Romës, kurse më pas është lënduar dhe mjekët kanë thënë se atij i duhet një pushim prej 40 ditësh.

Cancelo thotë se është duke punuar shumë që sa më shpejtë të arrijë të kthehet në fushë.

“Po punoj shumë me stafin mjekësorë për ta kaluar sa më shpejt dëmtimin. Pres me padurim momentin që do të jem serish në dispozicion të trajnerit, në mënyrë që të jap edhe unë kontributin tim për skuadrën”, ka thënë ai.

“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës të cilët po më mbështesin në këto momente. Jam i bindur se me ritmet që po punoj do të jem shumë shpejt në fushë”, ka theksuar Cancelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat