Shkëlqimi shkëlqen në Zvicër

Futboll

Shkëlqimi shkëlqen në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:50
Shkëlqim Demhasaj

Sulmuesi nga Kosova, Shkëlqim Demhasaj, shkëlqen në elitën e futbollit zviceran. Futbollisti pretendon të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë skuadrën e Luzernit që të arrijë synimet e saja. Ai gjatë verës nga Schaffhauseni ka ardhur në Luzern dhe deri me tash ka realizuar dy gola, duke konfirmuar se gjithnjë e më shumë po e fiton besimin në klub. 21-vjeçari është në formë dhe beson se shumë shpejt do të jetë titullar i padiskutueshëm në FC Luzern, që tani për tani renditet në vend të katërt me 10 pikë, ka katër me pak se lideri Young Boysi. Ai javën që e lamë pas, shënoi (2:2) për barazimin e Luzernit në përballje me Thunin.

“Bota sot”: Në shtatë javët e para shënuat dy gola, a iu motivon edhe me shumë?

Shkëlqim Demhasaj: Po, Në fillim kam qenë i lënduar dhe kisha dhimbje në këmbë. Nuk kisha mundësi të isha në të gjitha përgatitjet me ekipin. Tash jam në formë dhe shumë i lumtur sidomos që kam realizuar dy gola.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luash në elitën e Zvicrës?

Shkëlqim Demhasaj: Është më e vështirë sa në Ligën e dytë. Psikika, loja me intensive dhe normalisht luajnë ekipet më të forta. Këtë e kam ditur para se mu transferuar në Luzern.

“Bota sot”: Dy fitore, katër barazime e një humbje, a konsideroni se janë pikët e pritura apo keni tejkaluar parashikimet?

Shkëlqim Demhasaj: Këto 4 barazime që i bëmë janë në të gjitha ndeshjet e fundit. Prej këtyre katër barazimeve dy u dashtë t’i fitojmë, se ishim më të mirë, por gjithmonë nuk fiton më i miri, sepse do të ishim në vend të parë ose të dytë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet si sulmues?

Shkëlqim Demhasaj: Me shënuar sa më shumë gola.

“Bota sot”: A besoni se Luzerni mund të luftojë për titull?

Shkëlqim Demhasaj: Nuk i dihet. Sivjet Baseli nuk është aq i fortë qysh është kanë. Sezoni tash ka nisur, janë vetëm shtatë javë, ta shohim tutje, pra të fitojmë çdo ndeshje. Të përfundojë gjysma e edicionit, pastaj shohim a kemi ajo gjasa. Ka shumë ekipe të forta, që nga Baseli, Young Boysi, Sioni, Zurich, tash edhe Grasshoppersi me Murat Yakin, të cilin e kam pasur trajner në Schaffhausen.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh për katër vendet e para?

Shkëlqim Demhasaj: Nuk e di. Këto ekipe çka i përmenda me lart do të jenë në pozitat e larta ku jemi edhe ne.

“Bota sot”: A besoni se shumë shpejt do të jeni titullar i pazëvendësueshëm?

Shkëlqim Demhasaj: Shpresoj! Tash i kam treguar trajnerit se mundem me luajt edhe unë futboll, se di me bë gola, me vrapuar për ekip. Besoj se bëhet më mirë tash.

“Bota sot”: Në klub së bashku me Hekuran Kryeziun, cilat janë raportet me të?

Shkëlqim Demhasaj: Është shumë njeri i mirë. Ky është që me ka ndihmuar kur jam ardhur në këtë kolektiv. Shkojmë shpesh me ngrënë bukë, ndërsa kur kemi lojë shkojmë me ekip në hotel. Kur jemi me Hekuranin së bashku në dhomë flasim gjithçka për futboll.

“Bota sot”: Nuk ke me shumë se 21 vjet, a keni presion kur luani në çdo ndeshje, ngase pritet shumë nga Ju si sulmues?

Shkëlqim Demhasaj: Unë jam shumë i motivuar kur e shoh se ku luajë dhe do të jap maksimumin. Por kur luaj pritet se shënoj gola, kjo është detyrë e imja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat