Askush nuk mundet të matet me burrërinë e Ismet Munishit: Nëse nuk mbushet stadiumi, jep dorëheqje

Futboll

Askush nuk mundet të matet me burrërinë e Ismet Munishit: Nëse nuk mbushet stadiumi, jep dorëheqje

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:43
Ismet Munishi

Trajneri Ismet Munishi njihet si trajneri që flet më së shumti, por te ai nuk ka shaka, atë çfarë e ka në mendje ta plas në sy dhe as që mërzitet. Kjo është që e karakterizon burrërinë e tij dhe po tregon suksese me Vëllaznimin e Gjakovës, skuadër që renditet në vend të tretë me 7 pikë pas 4 jave të zhvilluara në elitën e futbollit. Ai është krenar për pikën që fituan ndaj Gjilanit, duke barazuar me rezultat 1:1.  “I falënderoj lojtarët për luftë të pa kompromis, ju uroj pikën, jeni djem dhe lojtarë fantastik. Po bëjmë përpjekje maksimale me shpirt që ta kthejmë Vellaznimin aty ku e meriton sepse hynë në 4-shen e madhe të futbollit të Kosovës.

Kemi punuar në kushte emergjente, 41 gradë celsius nga dy herë në ditë. I falënderoj Gjilanin për mikpritje, tifozët për sharje i kuptoj. Arbnor Morinën e inkurajoj se ka ekip të mirë dhe luajtën shumë mirë, vazhdoni, përpiquni, mos e merrni për bazë lojën me Gjilanin sepse patet një kundërshtar fanatik dhe lojtarë me karakter. Vazhdoni, keni ekip të mirë dhe trajner fantastik. Respekt për arbitrin Burim Jahmurataj. Nëse me Feronikelin nuk mbushet stadiumi 6 mijë shikues unë do të jap dorëheqje, na meritojmë respekt, na meritojmë përkrahje, nëse ju nuk na përkrahni atëherë asgjë nuk ka kuptim”, shkruan Ismet Munishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat