Prishtina kundër debutuesit

Futboll

Prishtina kundër debutuesit

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:14
Pamje nga një ndeshje

Prishtina dhe Vllaznia nga Pozharani do të takohen (nesër në orën 16.00) në kuadër të javës së pestë të Vala Superligës. Vllaznia nga Pozharani vije pas fitores së madhe dhe të parën në kampionat kundër kampionëve aktual, Trepça ’89. Ndërsa Prishtina ndeshjes i hynë pas zhgënjimit në Skenderaj.

Këto dy skuadra nuk kanë traditë të përballjes pasi që pozharanasit për herë të parë inkuadrohen në elitën e futbollit tonë këtë edicion.

Por, Vllaznia dhe Prishtina janë takuar një herë, në vjeshtë të vitit 2013 në rrethin e parë të Kupës. Vllaznia ndodhej në Ligën e dytë apo rangu i tretë dhe kishte eliminuar kampionët aktual, Prishtinën pas penalltive. Ishte kjo humbja më turpëruese e Prishtinës në 25 vitet e fundit. Pra, Prishtina ka arsye dhe motiv të mposhtë kundërshtarët e nesërm edhe për arsye se vetëm fitorja është imperativ.

Prishtina nuk ka mungesa, kthehet edhe Debatik Curri pas suspendimit të një ndeshjeje, shkruan faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat