Real Madrid, gati të paguajë 65 milionë euro për Laporten

Futboll

Real Madrid, gati të paguajë 65 milionë euro për Laporten

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:40
Laporte

Real Madrid ka pasur një fillim të vështirë në mbrojtjen e titullit në La Liga dhe renditet në vendin e shtatë në klasifikim. Zinedine Zidane ka kërkuar nga klubi përforcime në prapavijë, duke nisur nga muaji janar dhe thuhet se mbrojtësi i Athletic Bilbao, Aymeric Laporte, është në radarin e tij.

23-vjeçari Laporte ka shprehur dëshirën për gatishmërinë e transferimit në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se Bilbao nuk është dakord dhe bazohet te një kontratë deri në vitin 2020. Real Madrid është gati të paguajë 65 milionë euro për të, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës me baskët. “Don Balon” shkon më tej dhe shkruan se menaxheri i futbollistit ka refuzuar takimin me Barcelonën, e cila gjithashtu ishte e interesuar për blerjen e tij, pikërisht sepse Laporte ka vendosur të shkojë te Real, në urdhrat e francezit Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat