Disa klube të Kosovës dënohen me nga 1000 euro

Futboll

Disa klube të Kosovës dënohen me nga 1000 euro

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 16:31
Pamje nga një ndeshje

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 15.09.2017 – ditë e premte ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e ; IV-të të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të zhvilluara me datë 13- 14.09.2017 dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese nga ana e të pezulluarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore solli këto;

KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinore për manifestim të sjeljjeve josportive të tifozerisë së saj ( për fyerje dhe sharje në kor drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; III – të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive);

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime në organizimin ( hyrje e tre përsonave në fushë pas përfundimit të pjesëlojës së pare më qëllim të portierit mysafir ) në ndeshjen e javës së tretë ( III ) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – VUSHTRRIA e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të takimit )

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.

KF “ KIKA “ nga Hogoshti në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; tretë ( III ) të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin të Dardanës ( raportet e zyrtarëve ; hudhje e gjasendeve në fushë nga ana e tifozerisë së Kikës si dhe fyerje, ofentime dhe sharje në kor drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit )

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( data e publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së ).

KF “ BASHKIMI “ nga Koretini, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit të Bashkimit nga Koretini ( hudhje e gjasendeve në fushë si dhe fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së tretë ( III ) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin të Dardanes ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.

DIONIS CANA ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini, në procedure të pëzullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit diisiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive ( shqelmim të asistentit të të takimit Hasan Llallo ) në ndeshjen e javës së tretë ( III ) të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin të Dardanës ( raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese )

Dënohet me ndalesë loje në kohëzgjatje për 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.

KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave poër lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV ( katërt ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve ; VLLAZNIA – TREPÇA 89 e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve ; fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar asistentit – gjyqtarit ndihmës )

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( publikimi në faqen zyrtare të FFK-së) MIRSAD ZEJNULLAHU; person zyrtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së IV-të ( katërt ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – TREPÇA 89 e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )

Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksioneve në klub në kohëzgjatje për; 2 ( dy ) muaj të radhës për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ( katërt ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve; fuerje, sharje dhe ofendime minutat 51,58,80 ,drejtuar trajnerit dhe lojtarëve mysafir, – ndalja e lojës për dis minuta dhe kërkesa e gjyqtarit që të ndërpriten ofendimet e tifozerisë nikoqire ) – raportet e zyrtarëve ;

Dënohet me të holla në shumë prej 1500 euro ( njëmijë e pesqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3

ARBNOR MORINA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të takimit fyen me fjalë të rënda asostentin e dytë duke e fyer stemën e FIFA-së ) në ndeshjen e javës së IV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan, ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );

Dënohet me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( data e publikimit në faqen zyrtare të FFK-së )

ISMET MUNISHI ; kryetrajne në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar tifozerisë nikoqire ) në ndeshjen e javës së ; katërt ( IV ) të Valasueperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)

Dënohet me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( data e publikimit në faqen zyrtare të FFK-së )

GËZIM RUSI ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani , me numër të fanelës sportive 10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të kartelës ID – 000531M94, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ( goditje e lojtarit kundërshtar kur ky nuk posedonte topin ) në ndehjen e javës së katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll pëe kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );

Dënohet e ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj të radhës pr të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.

NASER SINANI ; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare (fshehhja e rastit kur lojtari nikoqir godet me kokë pa top lojtarin mysafirë ) në ndeshjen e javës së ; katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )

Dënohet me ndalesë të kryerjes së funkcionit të delegatit në kohëzgjatje për; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 pargrafi1 pika 1.

FADIL VUÇITERNA; kryetrajner në klubin e futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës ; 003483M72 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive ( provokim të shikuesve nikoqir ) në ndeshjen e javës së ; IV ( katert ) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – RAHOVECI e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );

Dënohet me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3.

FATON HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të faneles 2 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të kartelës ID; 002337M89, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së katërt ( IV ) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – RAHOVECI e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)

Dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

KF “ KIKA “ nga Hogoshti “ në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së katërt ( IV ) KIKA – HAJVALIA e zhvilluar në Gjil;an ( kërcnime nga ana e spectatorëve nikoqiir drejtuar gjyqtarëve – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë nga kjo ndeshje );

Dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3, bëhet e ditur nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat