Vashat shqiptare pësuan humbje të thellë nga zviceranet

Futboll

Vashat shqiptare pësuan humbje të thellë nga zviceranet

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:06
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, ka humbur ndeshjen e parë në grupe, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2019. Zvicra ka fituar 4:1 në “Elbasan Arena” ndaj kuqezezave shqiptare. Një ndeshje pa shumë histori, Shqipëria ka rezistuar vetëm 23 minuta, kur Brunner ka gjetur golin e parë.

Në të 39-ën, Bachmann dyfishon për Zvicrën, ndërsa dy minuta më pas miket shënojnë edhe të tretin me anë të një penalltie. Në pjesën e dytë ka vijuar ritmi i zviceraneve dhe shënojnë edhe golin e katërt në minutën e 67-të. Megjithatë, golin më të bukur e shënojnë kuqezezat tona me anë të Begollit në 81’. Po në këtë grup, Polonia po fiton 3:1 ndaj Bjellorusisë (pjesa e parë), ndërsa Skocia e ka pasur pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat