Osmani “ngel në klasë”, Muzaka “luftëtar” i rilindur te Skënderbeu

Futboll

Osmani “ngel në klasë”, Muzaka “luftëtar” i rilindur te Skënderbeu

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:07
KF Skënderbeu

Pas sfidës mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, këto janë notat e “Panorama Sport” për paraqitjen e skuadrës korçare në fushën e lojës….
SHEHI 5 – Tre gola, jo për faj të tij. Tek i pari, dukshëm vuajti mungesën e gjatësisë, por duhet të kujtojmë se deri atëherë kishte bërë, ndërsa në minutën e 35-të, evitoi një gol të sigurt nga gjuajtja e rrufeshme e Gërbariç.
VANGJELI 5 – Mirë në pjesën e parë. Vepron me personalitet dhe është thuajse i pakalueshëm në krah duke luajtur madje edhe me nervat e rivalëve. Në pjesën e dytë, ashtu si e gjithë skuadra, pëson rënie. Ka përgjegjësi te goli i dytë sepse kundërshtari i vidhet pas krahëve.
Skenderbeu
RADAS 5,5 – Nervozizëm i tepruar i kroatit, që gjithsesi luftoi mirë dhe limitoi dëmet sa mundi. Vuan fizikun dhe shpejtësinë e ukrainasve, por ia doli me zgjuarsi duke lexuar mirë aksionet.
JASHANICA 5 – I pafat. Merr disa shkelma që në fillim dhe mbyll një pjesë të parë plot vuajtje. Në pjesën e dytë trulloset nga dy gola të shpejtë dhe nuk e kap dot më ritmin.
(Nga min 68′ Aliti – Nuk bën ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por as nuk zhgënjen. Hera e parë që luan në këto nivele dhe tregoi personalitet për aq sa luajti).
bujalski mici
MICI 5 – Një ndeshje e mundimshme për mbrojtësin e krahut të majtë. Vuajti fizikun e kundërshtarëve dhe kjo e bëri të ashpër e të pasaktë në ndërhyrjet brenda zonës. Rrezikoi me një penallti që në pjesën e parë dhe në të dytën, arbitri nuk e fali tek 11-metërshi që mbylli ndeshjen. I pakujdesshëm.
MUZAKA 7,5 – Shënon një gol fantastik dhe i jep adrenalinë më shumë se sa duhet ekipit të tij, që nuk e përballoi dot si duhet atë rezultat të pjesës së parë. Lufton si të mundet dhe sakrifikon pa masë në fazën mbrojtëse. I rilindur te korçarët, ndërkohë që te Tirana i thanë që para dy vitesh se duhej të linte futbollin…
Skenderbeu
OSMANI 4,5 – Problemet fizike mund ta kenë kushtëzuar, por ajo humbje topi te goli i dytë ishte fatale për ekipin e tij. Në pjesën e parë, një digë e vërtetë në mesfushë, në të dytën krejt ndryshe. Larg ditëve më të mira.
(Nga min 59′, Gavazaj 6 – Ndryshon muzika me të në fushë… Sprint, dribling dhe cinizëm. Fiks ajo që i duhej Skënderbeut në ato momente, por për fat të keq hyri kur ndeshja e kishte marrë udhën e saj…).
Lilaj
DITA 6 – Ndeshja e parë në skenën e madhe europiane dhe gjithsesi ia del mirë. Pa dyshim, pati momente errësire, por luftoi me guxim dhe me zgjuarsi kundrejt gjigantëve ukrainas.
LILAJ 5,5 – Një pjesë e parë e jashtëzakonshme, sepse arrin të mbajë repartin e mesfushës të bashkuar gjithnjë. Në fillim të pjesës së dytë, sapo ai largohet paksa nga rreshtimi, Dinamo gjen korridorin për pasimin e golit të parë.
Xhejms
XHEJMS 5 – Ka teknikë të admirueshme dhe shpejtësi mendimi, por ai nuk duhet të mendojë gjithnjë si mesfushor. I mungon cinizmi kur është afër zonës rivale dhe ndonjëherë nxitohet në pasimet e rrufeshme duke e dorëzuar topin. Mbron pak ose fare në krahun e tij.
( Nga min 76′, Sahiti – Disa sinjale të mira, por shumë pak minuta për notë).
SOUE 6 – Lilaj kishte të drejtë kur e pagëzoi “kafshë”… Në kuptimin e mirë të fjalës, sepse është aq i fortë dhe aq punëtor në fushë saqë bën repart i vetëm edhe përballë Dinamos së Kievit. Mbron topin, pason mirë dhe krijon hapësira të çmuara. Rivalët në kampionat duhet ta kenë kujdes.
Daja
TRAJNERI ILIR DAJA 5,5 – E guximshme, por e goditur rokada mes Muzakës dhe Gavazajt për vendin e titullarit. Në pjesën e parë, Skënderbeu i tij është monumental. Në të dytën, shkërmoqet për 4 minuta dhe nuk mund të kritikohet vetëm trajneri për këtë. U përpoq të rikuperonte diçka me Gavazajn dhe ndryshimet që bëri, por Dinamo u tregua e pamëshirshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat