Isco: Më kontaktoi Barcelona, por nuk isha i interesuar

Futboll

Isco: Më kontaktoi Barcelona, por nuk isha i interesuar

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 23:31
Isco

Ylli spanjoll i Real Madrid, Isco ka konfirmuar se para se të nënshkruante kontratë të re me ‘Los Blancos’, ekipi i Barcelonës e kishte kontaktuar atë.

Depërtimi i Isco në ekipin e parë të Real Madrid në sezonin 2016/17, nuk ishte i lehtë, dhe ekipet si Barcelona dhe Manchester City, kishin shprehur interesimin e tyre, duke e ditur se kontrata e spanjollit do përfundonte në fund të këtij sezoni.

“Kishte disa kontakte, por nuk isha i interesuar. Qëllimi im ishte të tregoja veten në Real Madrid, të konsolidoja pozitën time në formacionin startues, dhe të fitoja tituj”, ka thënë Isco.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga ‘Santiago Bernabeu’ të enjtën, e cila do e mbajë në Madrid deri në vitin 2022, dhe përfshin një klauzolë prej 700 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat