Iniesta zbulon të ardhmen e tij

Futboll

Iniesta zbulon të ardhmen e tij

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:23
Andres Iniesta

Spanjolli ka mohuar deklaratat e preisdentit të Barelona, Josep Maria Bartomeu, lidhur me arritjen e një marrëveshje.

Andres Iniesta i ka quajtur të pavërteta pretendimet e presidentit të Barcelona, Josep Maria Bartomeu, se ka një marrëveshje mes tij dhe klubit.

Presidenti i bëri këto komente duke folur për Mundo Deportivo, duke theksuar se ka një marrëveshje për kontratë të re me mesfushorin spanjoll.

“Ka një marrëveshje në parim për të rinovuar kontratën që pritet të finalizohet në ditët e ardhshme”, pati thënë Bartomeu.

Sidoqoftë, Iniesta në pyetjet e gazetarëve nëse ka një marrëveshje për të ardhmen e tij, ka thënë thjesht jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat