Rashica në janar te skuadra e madhe italiane

Futboll

Rashica në janar te skuadra e madhe italiane

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:27
Milot Rashica

Milot Rashica pritet që gjatë muajit janar të largohet nga skuadra holandeze, Vitesse.

Paraqitja e mirë e Milot Rashicës ndaj skuadrës së Lazios në Europa League, ka bërë që skuadra italiane të kthej interesimin për të.

Rshica në humbjen 2:3 të skuadrës së tij, asistoi tek dy golat.

Sipas Il Messagero, Lazio tashmë është duke përgatitur një ofertë, për ta transferuar përfaqësuesin e Kosovës në muajin janar.

Por, Lazio do të ketë konkurrencë të fortë, pasi lojtarin e dëshiron edhe skuadra e Napolit, e cila ka ofruar 10 milionë euro. Sezonin e kaluar Rashica shënoi katër gola dhe dhuroi 14 asistime në 39 ndeshje për Vitessen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat