Tovërlani: Vllaznimi më ka befasuar

Futboll

Tovërlani: Vllaznimi më ka befasuar

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:09
Afrim Tovërlani

Trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani ka bërë një analizë të shkurtër të katër xhirove të para të Vala Superligës.

Bazuar në renditjen aktuale të skuadrave, tekniku nga kryeqyteti thekson se deri më tash ka surprizuar Vëllaznimi.

“Mendoj që ekip të lehtë për t’u mposhtur nuk ka. Sipas meje, deri tani Vëllaznimi është duke surprizuar dhe po tregohet arrë e fortë”, deklaroi Tovërlani.

Ai ka folur edhe për ekipet që nuk kanë realizuar pritjet pas katër xhirosh.

“Në bazë të potencialit që kanë, Drita, Prishtina, Trepça ’89 dhe Liria nuk kanë treguar shumë, por mos të harrojmë se kanë kaluar vetëm katër xhiro dhe ka shumë ndeshje në stinorin vjeshtor. Realisht, është herët dhe të gjitha ekipet mund të ngriten dhe të bien poshtë”, përfundoi Tovërlani, i cili së fundmi drejtoi Feronikelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat