Si i fitoi Manchester City 800 mijë euro nga ndeshja Getafe – Barcelona

Futboll

Si i fitoi Manchester City 800 mijë euro nga ndeshja Getafe – Barcelona

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 08:01
Denis Suarez

Barcelona detyrohet t’ia pguajë klubit anglez, Manchester City, 800 mijë euro, për shkak se mesfushori spanjoll, Denis Suarez, regjistroi paraqitjen e 40-të me fanellën ‘blaugrana’, në fitoren prej 1-2 ndaj Getafes.

Denis Suarez kishte shkuar te Manchester City nga Celta Vigo më 2011. Ai qëndroi për dy vite në Angli, para se të transferohej në Barcelonë më 2013.

Në marrëveshje ishte përfshirë edhe një klauzolë e cila thoshte që klubi katalunas do t’i pagujë Cityt nga 800 mijë euro për çdo 10 paraqitje të lojtarit me klubin, deri sa të arrijë në 100 ndeshje.

Deri më tash, Barca i ka paguar Cityt 6.4 milionë dhe shifra mund të rritet deri në 11.2 milionë euro.

Suarez kishte luajtur një kohë në huazim te Sevilla dhe te Villarreali, ndërsa këtë verë ka pasur oferta nga Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat