Ibrahimoviç: Do të rikthehem më fuqishëm

Futboll

Ibrahimoviç: Do të rikthehem më fuqishëm

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 09:13
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se do të jetë një ‘verzion më i mirë’ i tij, kur të rikthehet në Manchester United nga lëndimi.

Sulmuesi suedez u lëndua në finalen e Europa Ligës, në fitoren 2-0, të ‘Djajve të Kuq’ kundër Ajax, dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave të lojës.

“Do të kaloj çdo pengesë që më del përpara për të arritur qëllimet e mija. Kur të rikthehem në fushën e gjelbër, do të jem më i mirë se më parë. Imagjinojeni si do të jetë”, ka thënë Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat