Përleshen gjatë ndeshjes me Ilirinë, 5 tifozë të Tiranës përfundojnë në polici

Futboll

Përleshen gjatë ndeshjes me Ilirinë, 5 tifozë të Tiranës përfundojnë në polici

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:41
Tirana

Pesë tifozë të Tiranës kanë përfunduar në polici, pasi në ndeshjen me Ilirinë janë paleshur dhe kanë hedhur sende të forta ndaj policisë.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes, 5 tifozë të Tiranë janë proceduar penalisht.

Nën hetim në gjendje të lirë janë vënë:

- B. A., 22 vjeç, banues në Tiranë

- B. A., 25 vjeç, banues në Tiranë

- E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë

- E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë

- T. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

Procedimi ndaj këtyre personave filloi pasi më datë 16.09.2017, rreth orës 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Iliria, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar e goditur me sende të ndryshme forcat e policisë të rendit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat