Blerim Xhemaili ngre në këmbë publikun amerikan, përkundër fundit të dhimbshëm

Futboll

Blerim Xhemaili ngre në këmbë publikun amerikan, përkundër fundit të dhimbshëm

Nga: Fitim Dika Më: 17 shtator 2017 Në ora: 14:12
Blerim Xhemaili

Lojtari shqiptaro-zviceran Blerim Xhemaili është akoma në top formë në Amerikën Veriore: në lojën e 17-të të tij në MLS, ai shënon golin e tij të shtatë, shkruan “Bota sot”.

Goli i tij i fundit është shënuar me një gjysmë-vole, për të çuar në avantazh Montreal Impact kundër Minnesota United (2:1). Megjithatë në fund Xhemaili nuk mbeti i gëzuar pasi klubi i tij humbi me rezultat 3:2.

Kanë mbetur edhe gjashtë lojë për të siguruar klubi i tyre vazhdimin në Playoff, por në katër ndeshjet e fundit Montreal ka humbur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat