Simeone nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë

Futboll

Simeone nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:12
Simeone

Diego Simeone nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë… I pyetur pas fitores së Atletico Madrid-it të shtunën ndaj Malaga-s 1:0, trajneri i “Colchoneros” ka komentuar daljen e parë të të tijve në stadiumin e ri, “Wanda Metropolitano”.

“Zbritja jonë në fushë ishte e mrekullueshme. Si lojtar, apo edhe si trajner nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë. Sinqerisht, është një kujtim të cilin do ta ruaj përgjithmonë. Të gjithë flamurët valëviteshin njëkohësisht, njerëzit e pranishëm, dukeshin sikur donin të zbrisnin në fushë… Ishte një atmosferë prekëse dhe padiskutim spektakolare për t’u parë”, deklaroi Simeone për “France Football”.

Për sa i takon golit të vetëm të takimit të shënuar nga francezi Griezmann i cili në njëfarë mënyre inauguroi dhe stadiumin e ri, Simeone tha: “Nuk është një gol si gjithë të tjerët. Sepse është i pari në këtë stadium. Griezmann punon, përpiqet jashtëzakonisht shumë për skuadrën. Ne kemi nevojë për qasjen e tij më të mirë. Pak nga pak ai po rikthehet dominues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat