Daja: Kampionati më i rëndësishëm se Europa League

Futboll

Daja: Kampionati më i rëndësishëm se Europa League

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:14
Ilir Daja

Objektivi kryesor i Skënderbeut është Kampionati sepse nëpërmjet ecurisë pozitive në Kategorinë Superiore, skuadra mund të bëjë një rrugëtim të suksesshëm edhe në Europë. Tre ditë pas transfertës së vështirë të Kievit, trajneri i bardhekuqve, Ilir Daja duhet të mendojë për duelin e javës së dytë kundër Kamzës duke e pranuar se ky 90 minutësh është shumë i rëndësishëm për djemtë e tij.

“Të gjithë e kei të qartë që objektivi jonë priar është kampionati. Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të mirë në Kiev. Stadiumi i Kamzës do na duket më i mirë se ai i Kievit sepse objektiv kei titullin dhe do jetë një luftë e gjatë në 36 javë. Pres të bëjmë të njëjtën gjë me Kamzën”.

Kalendari i ngjeshur e detyron trajnerin kryeqytetas të mendojë për rotacionin, por ai shton se veprimet në këtë drejtim duhet të jenë të kujdesshme për të ruajtur ekujlibrat e skuadrës.

“Do fillojmë rotacionin që këtë javë. Rikthehet Nimaga por mungojnë Osmani dhe Jashanica. Duke parë ngarkesën e ndeshjes jemi të detyruar të bëjëm rotacion pa pridhur ekujlibrat në lojë dhe cilësinë e lojës. Në Europë do të kenë prioritet ata lojtarë që nuk kanë shumë minuta për të promovuar sa më shumë lojtarë”.

 Në vijim të intervistës dhënë për Supersport, Daja e pranon se Skënderbeu është bërë një skuadër më e pjekur me kalimin e viteve dhe ai nuk përjashton as surprizat në Europa League.

 “Në fazën eliminatore të Europa League nuk kemi bërë shumë llogari gjatë ndeshjeve. Kemi luftuar ballazi me cdo kundërshtar për të parë se ku mund të shkojmë në këtë lloj kometicioni. Nëse do të luajmë si grup i vetëm mund të bëjmë edhe dicka të paparashikuar”.

Në filozofinë e tij, Daja ka në themel punën dhe rolin e tij në mekanizmat drejtues të skuadrës. Kontrata është një çështje që për numrin 1 të stolit të Skënderbeut ka pak vlerë nëse nuk plotësohen kushte të tjera për të vazhduar bashkëpunimin me një klub.

“Me një klub me lidh projekti dhe jo kontrata. Në pjesët teknike kërkoj të kem një lloj ekskluziviteti dhe kur e ndiej që nuk jam në pozicionin e duhur edhe mund të tërhiqem, por për kontratën mund të flasë presideënti edhe pse është ende herët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat