Gjilani trondit kampionin

Futboll

Gjilani trondit kampionin

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:57
Atmosfera në një ndeshje

Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica, në vatër të saj pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Gjilani. Skuadra e Gjilanit që drejtohet nga trajneri Arbnor Morina u kthyen me tri pikë të mëdha nga stadiumi ‘Riza Lushta’. Të parët udhëhoqën vendasit, kur në minutën e 40-të, Islami asiston bukur te Idrizi i cili shënon për 1:0. Në pjesën e dytë, Gjilani bëri lojë shumë të mirë dhe shënoi dy herë për tri pikë të mëdha.

Në minutën e 50-të, Haxhimusa asiston te Kastrati i cili me një gjuajtje nga 16 metra e lë të shtangur Hajdinin, 1:1. Në fakt, 11 minuta pa përfunduar takimi, Thaçi merr një top në zonë i vetëm me Hajdinin dhe shënon për fitoren e gjilanasve me rezultat 2:1. Gjilan ngjitet në vend të katërt me 9 pikë, kurse Trepça ’89 bie në vend të tetë me 6 pikë. Llapi është lider me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat