Qëllohet për vdekje portieri malazez

Futboll

Qëllohet për vdekje portieri malazez

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 23:23
Ilustrim

Pas një atentati të papritur me pasojë vdekjen, adhuruesit e futbollit kanë mbetur të tronditur.

Tashmë ish portieri, 33 vjeçar, i skuadrës së Malit të Zi, KF Bokelj, Goran Lenac, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shkruan Goal.

Rasti ka ndodhur në momentet gjatë stërvitjes së ekipës, pikërisht ku ish-lojtari mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ku për pasojë gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Goal tutje shkruan se Lenac ishte aktivizuar në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi pothuajse dy vjet më parë ndërsa aktualisht ai ishte lojtar i lirë.

Motivi i vrasjes ende nuk është zbuluar ndërsa dorasi pas atentatit raportohet se është larguar pa ndonjë gjurmë për identifikimin e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat