Cahill: Arsenali u mbrojt mirë

Futboll

Cahill: Arsenali u mbrojt mirë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:48
Gary Cahill

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Arsenalit.

Anglezi ka thënë se ishte një derbi i mirë në aspektin sportiv dhe se Topçinjtë ishin të vendosur mirë.

“Është frustuese, por ishte një derbi i mirë dhe konkurrues i Londrës”.

“Kishim shanse të mbanin topin në pjesën e parë dhe të krijojmë raste, por ishim të nervozuar”.

“Ata u mbrojtën mirë dhe ne nuk ishim në gjendje të krijonim hapësira”, ka thënë Cahill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat