Zidane: Kur ne kemi vënë këtë intensitet

Futboll

Zidane: Kur ne kemi vënë këtë intensitet

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:47
Lojtarët e Realit

Real Madridi i shkaktoi humbjen e parë skuadrës së Sociedadit me rezultat 3:1. Vendasit nuk kishin forcë që të ballafaqohen me kampionin në fuqi, që tregoi angazhim e lojë më të mirë. Adnan Januzaj u paraqit deri në minutën 77-të për Sociedadin dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Sociedadi pas tri fitoreve njoftohet me humbjen e parë nga madrilenët.  Trajneri Zinedine Zidane është i kënaqur me tri pikë që importuan nga stadiumi  “Anoeta” dhe njëherësh skuadra e tij ngjitet në vend të katërt me 8 pikë apo ka katër me pak se lideri Barcelona.

Futbollisti Borja Mayoral nuk ka më shumë se 20 vjet realizoi golin e parë për madrilenët, kjo e bën edhe më të disponuar Zidanen. “Borja Mayor është një lojtar i ri i mirë, por mund të jetë dhe të ketë një rol të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur për të, ai ka pasur mundësinë të luajë dhe ka bërë më të mirën. Jam dyfish i lumtur edhe për Bale. Ka shumë zëra për të, por ai ka demonstruar lojtarin që është. Sa i përket ndeshjes, ne kemi bërë një gjysmë të mirë të parë dhe kur ne kemi vënë këtë intensitet ka qenë e vështirë për kundërshtarin”, ka thënë Zidane. Reali deri me tash ka dy fitore e dy barazime dhe pa humbje në kampionatin spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat