Përfundoi turneu memorial në futboll të vogël “Hasan Zemaj”

Futboll

Përfundoi turneu memorial në futboll të vogël “Hasan Zemaj”

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:58
Turniri memorial në futboll të vogël “Hasan Zemaj”

Gjatë këtij vikendi, në Deçan u mbajt turniri tani me tradicional në futboll të vogël, për nder të jetës dhe veprës së aktivistit të shquar të çështjes kombëtare dhe ish kryetarit të FR të LDK-së Hasan Zemaj.

FR i LDK-së me kohë i kishte bërë te gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithsesi ishte në dispozicion të plot të dashamirëve të futbollit, të cilët vlerësuan si shumë domethënëse mbarëvajtjen e turnirit në drejtim të qetësisë, korrektësisë dhe sjelljeve sportive nga  të gjithë pjesëmarrësit. 

Më ketë eveniment u dëshmua edhe njëherë  së FR i LDK-së ka aftësi të mirëfillta organizative për të marrë me seriozitet përgjegjësitë qe ju takojnë ndaj të rinjve Deçanas por edhe ndaj atyre që nuk janë më ne mesin tonë dhe që kanë bartur mbi vete vlera të mirëfillta demokratike. Në këtë turnir i cili u mbajt nën patronatin e kryesisë së Degës së LDK-së, pjesëmarrja e ekipeve konkurruese ishte shumë kualitative, qe kryesisht rezultojë edhe në lojë shumë cilësore dhe e pranueshme për publikun Deçanas. Ketë turnir me pjesëmarrjen e tyre e nderuan sportistë dhe shumë kolegë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të Hasan Zemajt, përderisa të pranishëm ishin edhe  përfaqësues nga kryesia e Degës së LDK-së në Deçan dhe strukturave të saj.

Turniri tradicional “Hasan Zemaj” përfundoi me finalen e zhvilluar në mes ekipit të “Hypermarket KU” dhe “ Strellci”, ku u zhvillua një loje e mrekullueshme e të dyja ekipeve. Për fituesit, Dega e LDK-së në Deçan ndau  kupën tradicionale dhe medalje për vendin e parë dhe të dytë. Kupa tradicionale “Hasan Zemaj” për vendin e parë, dhe medaljet ekipeve iu dorëzuan nga kandidati për kryetar të Deçanit Mal Lokaj, kryetari i Degës së LDK-së në Deçan Jeton Mushkolaj, Deputeti  Armend Zemaj dhe Kryetarja e FR të LDK-së në Deçan Aida Dobrunaj. Turniri tradicional “Hasan Zemaj”, tashmë është evenimenti sportiv ndër më të rëndësishmit në komunën e Deçanit i cili me sukses po vazhdon traditën e nisur vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat