Familja Zeka është në zi pasi para disa ditësh ka ndërrua jetë Haxhi Zeka, babai i lojtarit të njohur Mevlan Zeka.
Klubi i Feronikelit, ku Zeka ka luajtur për disa sezone kanë qenë në vizitë te familja.
Skuadra e Feronikelit, e prirë nga sekretari i klubit Isak Ismajli dhe kryetrajneri Gani Sejdiu, dje vizituan familjen e Mevlan Zekës.
Në emër të skuadrës Gani Sejdiu, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zeka më rastin e humbjes së kryefamiljarit Haxhi Zeka, babai i ish lojtarit tonë Mevlan Zeka.
Mevlan Zeka, u shpreh falënderues që dhembjen e madhe që ka ai dhe familja po ja lehtësojnë ndarja e dhimbjes me miq.