Navas: Jemi së bashku

Futboll

Navas: Jemi së bashku

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 17:45
Keylor Navas

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, është i ngazëllyer që triumfuan me rezultat 3:1 në konak të Sociedadit. “Me të vërtetë jemi të kënaqur, faleminderit Zotit që kemi marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Ne e dinim nivelin e kundërshtarit dhe gjithashtu gabimet që nuk duhej ti bënim. Ne startuam shumë mirë dhe kemi bërë një punë të madhe.

Skuadra shfaqi një përqendrim të përmirësuar. Jam i lumtur të luajë përkrah lojtarëve më të mirë në botë, është e pabesueshme. Ne jemi një skuadër që gjithmonë jep 100 për qind nga vetja dhe nganjëherë gjërat shkojnë mirë dhe në anën tjetër shkojnë më pak. Por mbi të gjithave ne jemi së bashku edhe jam i lumtur që gjendem pjesë e kësaj skuadre”, tha Navas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat