Partizani-Kukësi, vetëm 2.400 bileta të shitura

Futboll

Partizani-Kukësi, vetëm 2.400 bileta të shitura

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 06:58
Selman Stërmasi

Partizani – Kukësi ishte sfida me pritshmëritë më të larta për javën e dytë të Kategorisë Superiore, dhe kjo është e kuptueshme, sepse duelonin dy skuadrat që bashkë me Skënderbeun konsiderohen pretendentet kryesore për titull. Mirëpo shija që të linin pjesë jo të pakta të sektorëve të “Selman Stërmasit” me stola të boshatisur ishte e hidhur. Një pamje kjo në antitezë me atmosferën që duhet të ofrojë përplasja e dy prej skuadra më cilësore shqiptare.

Nga të dhënat zyrtare mësohet se numri i biletave të shitura ishte vetëm 2.400, ndërsa kapaciteti i këtij impianti është thuajse katërfshish më i madh.

Është i kuptueshëm zhgënjimi i tifozëve të kuq për humbjen e sfidës së parë të kampionatit, me Lacin, edhe një lloj tërheqejeje e mbështetësve të verilindorëve për startit aspak bindës të sezonit, teksa djeg ende disfata në Superkupën e Shqipërisë me Tiranën, megjithatë është e pashpjegueshme që në këtë përballje vitrine për futbollin shqiptar të ketë një numër të kufizuar tifozësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat