VAR-i gabon, Dortmund-Këln mund të riluhet

Futboll

VAR-i gabon, Dortmund-Këln mund të riluhet

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 07:23
Borusia Dortmund-Këln

Borusia Dortmund-Këln përfundoi me rezultatin 5-0 për verdhezinjtë, por ndeshja mund të riluhet për shkak të VAR-it.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Signal Induna Park” ndihma teknologjike ndërhyri në një episod në zonën e Këlnit dhe bëri që arbitri të merrte vendimin e gabuar. Bëhet fjalë për golin e dytë të Dortmundit, në fund të pjesës së parë, kur portieri i Këlnit humb topin pas një kontakti në zonë. Arbitri jep faull, ndërkohë që Sokratis Papastathopoulos shënon në kohën që loja ishte e ndaluar.

VAR-i thotë se nuk ka faull dhe arbitri akordon golin e dytë për vendasit, duke bërë një gabim teknik, pasi nuk mund të shënohet gol kur loja është ndalur.

“Ka dy gjëra që nuk shkojnë. E para, loja ishte ndaluar dhe nuk mund të akordohet një gol që u realizua kur loja ishte e ndaluar nga arbitri. E dyta, protokolli nuk parashikon që VAR-i të ndërhyjë për faullat në sulm”, tha drejtori sportiv i Këlnit, i cili njoftoi se klubi do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat