FC Prishtina me kryetrajner të ri

Futboll

FC Prishtina me kryetrajner të ri

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:12
Pamje nga një fjalim i Josës

Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë të klubit të futbollit me renome Prishtina. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaçi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv. Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira. Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat