Man Utd dhe Bayern Munich nisen në Itali për përforcimin e ri

Futboll

Man Utd dhe Bayern Munich nisen në Itali për përforcimin e ri

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:43
Ilustrim

Manchester United dhe Bayern Munich kërkojnë një përforcim nga Serie A.

Manchester United dhe Bayern Munich janë në garë për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësues të dy prej klubeve të mëdha nga Liga e Kampionëve janë nisur për në Itali për t’i zhvilluar kontaktet e para për blerjen e futbollistit serb, pas përfundimit të këtij sezoni.

Savic ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

Mateja Kezman është menaxher i tij dhe ai tashmë ka marrë thirrjet e para nga klubet e mëdha në lidhje me transferimin e klientit të tij në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat