Përfaqësuesit e UEFA-s i njoftuan përfaqësuesit e FFK-së për kriteret

Futboll

Përfaqësuesit e UEFA-s i njoftuan përfaqësuesit e FFK-së për kriteret

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:38
Pamje nga takimi

Sot në hotel “Emerald” është mbajtur takimi i parë për programin “Grassroots Charter”, ku ishin të pranishëm Piet Hubers dhe Igor Jankoviq nga UEFA dhe nga FFK, zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe përfaqësuese, Artan Govori, drejtori teknik, Michael Nees. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e UEFA-s i njoftuan përfaqësuesit e FFK-së për kriteret që duhen të përmbushën për programin “Grassroots Charter”, në mënyrë që të fitohen fondet për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Si kusht për të përfituar fondet e këtij programi është që Kosova si një shtet me rreth 2 milionë banorë, të ketë 20 mijë pjesëmarrës në futboll. Si pjesë e këtij programi do të jetë edhe seminari për licencën C të UEFA-s dhe licencën për Grassroots, por edhe shumë projekte tjera, që janë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat